Futbollisti shkodran Edmond Doçi vazhdon të jetë i papërmbajtshëm për skuadrën e tij në San Marino- Tre Fiore. Ai ditën e djeshme ka shënuar sërish për të duke kontribuar në fitoren 3-1 ndaj njërës prej skuadrave rivale për titull Tre Pene. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-1 për skuadrën e Doçit, e cila pas kësaj fitoreje, vazhdon të ruajë sërish vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë, me golin e shënuar dje, shkodrani 30 vjeçar është ngjitur në kuotën e 5 golave duke qenë kësisoj shënuesi më i mirë i kësaj skuadre. Objektivi i Tre Fiore është natyrisht titulli kampion dhe marrja pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.