Besëlidhja dhe Kamza kanë zhvilluar takimin e tyre të radhës në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Një ndeshje e cila ishte e luftuar deri në periodën e fundit, sheh si fitues ekipin lezhjan. Kjo është dhe fitorja e parë e trajneri Afrim Bilali me ndihmësin e tij Bruno Hoxha të cilët u konfirmuan pak ditë më parë.

Takimi u mbyll me rezultatin e ngushtë 85-78. Besëlidhja tani synon që të ngjitet lart në renditje duke krijuar një shkëputje me Kamzën dhe Vllazninë që aktualisht mbajnë vendet e fundit.

Ndryshimet ne pankinen lezhjane pritet te japin efektin e vet ne rezultatet e kesaj skuadre e cila eshte ndertuar jo thjesht per te siguruar qendrimin ne Superlige, por pse jo per te pretenduar edhe diçka me shume.

Ne fakt, e tregoi ne Kupen e Federates kur arriti te fitonte trofeun dhe drejtuesit e saj duan qe sukseset te vijojne edhe ne te ardhmen dhe per kete arsye kane zgjedhur nje ekspert te pankines si Afrim Bilalin, per ta drejtuar ate ne vazhdimin e sezonit.