Gjithcka po behet gati per te pritur finalen e pare historike te UEFA Europa Conference League, ne Tirane, me 25 maj.

Puna intensive ka nisur prej kohesh, me pergatitjen e planeve dhe organizimit ne detaje te ketij eventi, teksa se fundmi eshte shtuar edhe interesi i tifozeve, per te qene te pranishem ne Tirane.

Keshtu, kjo finale qe do te perballe ekipet e Romes dhe Feyenoord, pritet te sjelle deri ne 90 mije tifoze, qe do te vijne nga Italia dhe Hollanda.

Nje finale, e cila po pritet me shume interesim nga opinioni sportiv, jo vetem ne kampet rrespektive te te dy klubeve, por edhe ne rang nderkombetar.

Megjithate, krahas te gjithave, mbetet per t’u pare edhe se si do te perballohet i gjithe ky fluks njerezish ne daten 25 maj ne kryeqytet.
Maringlen ZHIVANI