Është i fundit trajner kampion me Vllazninë dhe ngelet gjithmonë një tifoz i veçantë i kuqebluve, fjala është për Dervish Haxhiosmanoviç. Malazezin i cili ka shijuar i fundit titullin me shkodranët në vitin 2001, që së fundmi ka folur për “Panorama Sport”.
“Deda” ashtu siç e njohin në Shkodër analizon ekipin e Martinit në këtë fund sezoni, duke theksuar se ekipi nuk i plotësoi pritshmëritë që ai por edhe shumëkush kishte. Ndër të tjera ai thekson faktorët që mund të kenë dërguar në këtë performancë të skuadrës, teksa i vjen keq që ky mund të jetë një edicion tjetër pa titull për Vllazninë. Por, gjithashtu bën thirrje që skuadra t’i bëjë një mbyllje dinjitoze sezonit, jo vetëm për të shpresuar deri në fund, por edhe për të kënaqur tifozët e zjarrtë.
Profesor, një tjetër sezon zhgënjyes po mbyllet për Vllazninë?
Nuk do thoja se ishte zhgënjyes sepse skuadra ka dominuar në pjesën më të madhe të sezonit. Ka dhuruar për mendimin tim edhe futbollin më cilësorë nga ato takime që kam ndjekur në Shkodër kundër rivalëve për titull. Por, ajo shpresë e madhe që u dha për fitimin e titullit kampion kam frikë se nuk do realizohet dhe kjo sjell ndoshta atë zhgënjimin që po cilësoni. Nëse ekipi thjesht do kishte luftuar për vendet e para dhe të mos ishte pretendenti numër një për fitimin e titullit, sot ndoshta nuk do ishim kaq të “mërzitur” për situatën ku ndodhet Vllaznia vetëm 1 raund para përfundimit të sezonit.
Pse kjo ndalesë e ekipit në momentin kur duhej “gazi” në fund?
Nuk e kuptova as unë realisht këtë ulje të ritimit, me një lojë shumë të lexuar nga Vllaznia, kur siç e thashë gjatë kampionatit ishte krejt e kundërta. Unë mund ta shpjegoj ndoshta me një lodhje gjatë sezonit, ku ekipi ka konsomuar shumë, por prapë për ndeshje dhe momente të tilla as lodhja nuk është arsye. Ndoshta do thoja presioni që u ushtrua nga ambienti jashtë, që kërkonte medoemos titullin, me çdo kusht. Duke mos qenë brenda në ekip them se kjo është një arsye nga ajo çfarë shihet nga larg.
Ndikuan mungesat e sulmuesve si Kastrati apo Bismark?
Dy futbollistë nuk mund të ndikojnë aq shumë në balancat e një ekipi, pavarësisht se të dy janë futbollistë cilësorë dhe që kanë bërë diferencën kur kanë qenë në fushë. Por, nuk them se mungesat ishin arsye kryesore e rënies së ekipit, pasi këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe një skuadër ka 22 futbollistë dhe jo 2 të tillë.
Duhet të kënaqet një klub si Vllaznia vetëm me pjesëmarrjen në kupat europiane?
Vllaznia është një ekip që sido t’a ketë situatën në fi llimin e çdo sezoni futet me objektivin për titull kampion. Ia kërkon vetvetiu fanella, qyteti dhe historia, edhe nëse ka në letër një ekip më modest si kundërshtarët. Kupat e Europës janë të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, për fi nanca më të shëndosha dhe është pozitive të kualifi kohesh. Por, njerëzit në atë qytet duan titullin kampion dhe nuk është se kënaqen me kaq “pak”.
Çfarë i mungoi skuadrës në këto javë të fundit të sezonit?
Mentaliteti dhe besimi në vetvete, sikur u përpinë nga emocionet dhe përgjegjësia. Dhe gabuan shumë automatikisht në fushën e lojës, duke shfaqur se brenda futbollistëve kishte shumë tension. Pavarësisht se Edi Martini u mundua të merrte gjithë presionin mbi vete gjatë sezonit, duke marrë përgjegjësitë dhe mos rënduar lojtarët, duket se në vetvete futbollistët nuk ishin edhe aq të bindur, pavarësisht asaj çfarë deklaronin. Ndoshta mungesa e futbollistëve që kanë fi tuar kampionate në karrierën e tyre ndikoi në momentin më vendimtar dhe delikat të sezonit, ku duhet shumë eksperiencë dhe qetësi për menaxhimin e situatave.
Keni ende besim se një “mrekulli” mund të ndodhë?
Shiko, unë nuk jam ish-trajner i Vllaznisë, unë jam tifoz i saj dhe si i tillë gjithmonë do them se ata do jenë kampionë. Zemra patjetër ma do, por tani është shumë e vështirë sepse nuk varet nga Vllaznia titulli kampion. Por, në futboll jemi mësuar të ketë të papritura, pse jo të mos ndodhë edhe kësaj rradhe. Skuadra duhet të luajë fort dhe tregojë veten kundër Elbasanit, për tifozët më shumë që janë të mrekullueshëm. Pastaj të presë se çfarë mund të ndodhë në ndeshjen tjetër të rivalëve për titull.
25 vite pa titull dhe ndoshta do bëhen 26 pas së dielës. I fundit që e more ishit ju me skuadrën e sezonit 2000-01, shumë apo jo?
Më shumë se shumë, për një ekip si Vllaznia dhe qytet si Shkodra, qe jeton me futbollin. Prej disa vitesh ekipi i afrohet shumë titullit kampion dhe e humbet në momentet e fundit, këtu duhet bërë analiza. Të vjen keq që kanë kaluar kaq shumë vite pa titull në Shkodër ku gjatë kësaj periudhe me gjithë respektin e kanë fi tuar kampionatin edhe qytete e ekipe pa traditë në futboll, por patjetër të merituar në fushën e lojës. Pavarësisht se kush e fi ton kampionatin, Vllaznia mbetet emblemë e Superiores dhe një skuadër që do i japë tonin gjithmonë kampionatin e do e thotë fjalën e saj.


