Ndonëse në dy dekadat e fundit në Shqipëri janë futur pa “doganë” shumë lojtarë të huaj, çka ka bërë që edhe shkollat e futbollit, të konsideruara kështu ekipet me traditë në vendin tonë të mos kenë më produkt “bio”. Themi kështu për ekipe me traditë, duke filluar që nga Vllaznia e Shkodrës, Tirana, Partizani, Teuta, apo Flamurtari e Luftëtari…

Por, vitet e fundit ka pasur investime në terrene dhe shumë ekipe kanë formatizuar me sistemin zinxhir. “VipSport.al” në një analizë që bën në skuadrat e Supeiores vë re se në formacionet e tyre ka shumë lojtarë të huaj, e madje vendasit janë me pikatore. Madje, ka ekipe që nuk kanë asnjë vendas në formacion siç edhe është Kukësi…

Por edhe Partizani ka humbur lavdinë e dikurshme ashtu si dhe Skënderbeu i Korçës. Ajo që bie në sy është Flamurtari që ka shumë vendas, por që këtë sezon janë preferuar vetëm nga halli.

Po ashtu edhe Teuta edhe Vllaznia. Bie në sy rikthimi i Tiranës, ku këtë sezon ka disa lojtarë vendas që kanë dalë nga shkolla bardheblu. Me eksperiencë, por edhe të rinj të talentuar.

Nuk janë prapa edhe ekipet si: Bylisi e Luftëtari, që kanë filluar që të investojnë në terrene dhe në akademi…

Më poshtë do të gjeni edhe një tabelë me dhjetë skuadrat e elitës sonë si dhe me lojtarët puro vendas që kanë këto ekipe në gjirin e tyre…

Tirana: Marvin Kodra, Gentian Muça, Albi Doka, Marsel Ismajlgeci, Erjon Hoxhallari, Kristi Malo, Joni Nurja, Idriz Batha, Jurgen Çelhaka, Andri Stafa, Alban Çejku, Fabjon Isha, Marjo Beshiraj, Aldi Gjumsi, Mario Morina, Grent Halili, Ernest Muçi.(Luajnë titullarë: Muça, Hoxhallari, Doka, Ismailgeci, Batha)

Kukësi: Jetmir Basha, Valdrin Hallaçi, Fluturim Domi (Asnjë titullar)

Laçi: Erald Çuni, Kejvin Frroku, Endri Farruku, Emanuel Likaj, Florjan Trokthi, Eni Veseli, Henrik Bruka, Redon Xhoixha, Fatmir Prengaj (Luajnë titullarë: Redon Xhixha)

Skënderbeu: Jorgo Pëllumbi, KostaVangjeli, Uerdi Mara (Luajnë titullarë; Jorgo Pëllumbi, Uerdi Mara)

Teuta: Geris Neziri, Renato Arapi, Fabjan Beqja, Rustem Hoxha, Ledjo Beqja, Artan Jazxhi, Arbër Çyrbja, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Dejvid Kapllani, Endri Qehaja (Luajnë titullarë: Renato Arapi, Rustem Hoxha, Arbër Cyrbja, Emiljano Vila, Lorenco Vila)

Partizani: Livjo Malaj, Fitim Meli, Alesio Kolonja, Eneid Kodra, Jurgen Bardhi (Luajnë titullarë: Jurgen Bardhi)

Bylis: Xhuljo Caushaj, Eljan Mehmetaj, Franc Ymeralilaj, Orest Kosti, Xhesjano Mehmetaj, Kevin Aliaj, Bjorni Velaj, Valentino Murataj, kevinm Aliaj, Daniel Saliaj, Alojs Vrenozi, Alpion Haxhiaj. (Luajnë titullarë: Valentino Murataj, Franci Ymeralilaj).

Vllaznia: Alen Sherri, Kristi Qarri, Elmir Lekaj, Erdenis Gurishta, Florind Bardulla, Ardit Krymi, Behar Ramadani, Ndriçim Shtubina, Gilman Lika, Serjan Repaj, Arsid Kruja. (Luajnë titullarë: Sherri, Gurishta Krymi, Ramadani, Shtubina, Lika, Kruja)

Luftëtari: Avernold Qyrani, Stiven Puci, Sadik Basha, Artjon Toçka, Muharrem Malaj, Alvi Ahmetaj, Andon Karabina, Bastri Malaj,Ardit Zijaji. (Luajnë titullarë: Qyrani, Puci, Zijaji).

Flamurtari: Shpëtim Moçka, Aldo Bushi, Saugli Alimuçaj, Gerardo Ballaj, Vangjel Gjipali, Mateo Qarri, Arjel Muçollari, Romedi Llapi, Shaqir Haruni, Kenviol Kreshpa, Rejnaldo Mukoj, Arinaldo Rrapaj, Barjon Aliaj, Arbion Balilaj, Gersi Diamanti, Ardit Hoxhaj, Denis Aliaj, Amarildo Elmazaj, Altjon Kadriaj. (Luajnë titullarë: Shpëtim Moçka, Mateo Qarri, Arjel Muçollari, Shaqir Harruni, Kenviol Kreshpa, Arinaldo Rrapaj, Ardit Hoxhaj./vipsport/