Ndryshimi i mundshëm në stol me Simone Inzaghin i cili tashmë rrezikon shumë tek Inter-i pasi trajneri italian nuk është më i paprekshëm pas disa rezultateve negative.
Tashmë është e pashmangshme të flitet për atë që është një moment i keq për zikaltrit. Klubi është aktualisht në një situatë më të komplikuar nga sa pritej në fillim të sezonit.
Bëhet fjalë kryesisht për atë që trajneri nuk është më në gjendje të japë për sa i përket mentalitetit sepse Inter-i shpeshherë zhduket nga fusha dhe tashmë edhe vetë Simone Inzaghi konsiderohet si një nga përgjegjësit kryesorë për një situatë gjithnjë e më të komplikuar. Vetëm në pak ditë pati disfata ndaj Fiorentina-s dhe Juventus-it, me 4 gola të pësuar dhe 0 të shënuar.
Një fakt që shqetëson Inter-in dhe tashmë Inzaghi do të duhet të japë diçka më shumë, duke qenë se në funksion të verës do t’i duhet të sjellë trofe në kabinet ose do të rrezikohet edhe ai.
Kontrata e Inzaghit me Interin skadon në vitin 2026 dhe pa asnjë garanci palët mund të mendojnë edhe të thonë lamtumirë. Në këtë moment situata është më e komplikuar se sa pritej, sepse diçka mund të ndryshojë realisht në këndvështrimin e së ardhmes./telesport/