Interi është rikthyer në finalen e Ligës së Kampioneve pas 13 vitesh. Herën e fundit, zikaltërit arrinin ta fitonin dhe besimi se mund të bëjnë diçka të tillë edhe kundër Sitit, është i madh.

Ish-mesfushori që shkëlqente në 2010, Uesli Shnajder ka folur për “Gazzetta dello Sport” duke analizuar zikaltërit dhe finalen e madhe të Stambollit.

“Çalhanollu më ngjan mua, do të luajë finalen në vendin e tij dhe kjo do ta motivojë më shumë. Topi i Artë? Të fitojë Championsin me Interin, është gjëja më e mirë që ekziston.

Te Inzagi më ka befasuar qëndresa e tij. Ai ka menaxhuar shumë situata të vështira dhe në fund ka pasur të drejtë pasi ka arritur një finale kundër më të mirëve.