Roland Luçi “godet” serish. Nga Autria ku jeton prej gati 30 vitesh, ndjek me vemendje çdo zhvillim ne futbollin shqiptar dhe shpeshhere nuk kane munguar edhe kritikat e tij.

E ka bere edhe mbreme nje gje te tille me nje status te publikuar ku i bente thirrje drejtuesve tone te vendosnin himnin e Armenise “per te marre hak” per ate çfare na bene francezet ne ndeshjen e pare.

Ndersa sonte vjen me nje tjeter batute te shkruar me shume ironi brenda. “…ja pra qe duhet nje “ballist”; perndryshe e kemi te veshtire te shkruajme historine…te pakten ate te futbollit”- shkruan ne statusin e tij ish- lojtari i kombetares shqiptare Roland Luçi.

E “perkthyer” ndryshe, kjo fjali e Luçit ve ne loje barazimin e mbremjes se sotme te Shqiperise ndaj Andores, duke nxjerre ne pah edhe njehere tjeter historine me “ballist Morinen” qe me ate çfare beri ne Serbi kater vite me pare, afroi Shqiperine me Europianin dhe me pas ajo e beri realitet.

Ndersa kete here, meqe “ballisti” mungon, Shqiperia nuk mundet te munde as Andoren modeste.
www.shkodraport.com