Ne “Elbasan Arena” po luhet ndeshja eliminatore ne mes Shqiperise dhe Islandes dhe ajo qe ka rene ne sy ka qene numri jo i madh i tifozeve te pranishem.
Te dhenat e gazetareve bejne te ditur per nje numer prej rreth 6 mije tifozesh ne shkallet e stadiumit, natyrisht shume pak per nje ekip kombetar por duket se rezultatet e fundit jopozitive te kuqezinjve tane, kane zbehur deshiren e tifozeve per ta mbeshtetur ate.
Kaq ka mjaftuar qe ne rrjetet sociale te kete edhe ironi ne kete drejtim dhe per t’u veçuar eshte nje status i menaxherit shkodran Dritan Gjyrezi i cili shkruan: “Me shume tifoze kishte Vllaznia- Tirana se kombetarja ne “Elbasan Arena”.
Ne fakt largimi i tifozeve kuqezi nga mbeshtetja e kombetares tone ka ndikuar jo pak, ndonese qe nga presidenti Duka e me rradhe te gjithe pjestaret e ekipit tone kane bere thirrje per mbeshtetje, kjo nuk ka ndodhur.
6 mije tifoze sonte per Shqiperi- Islande padyshim qe jane shume pak, megjithate te shpresojme qe nje rezultat pozitiv ne kete takim te riktheje interesin e tifozeve tane.
www.shkodrasport.com