Atmosfera fantastike tek Vllazia ne pragndeshjen e neserme me danezet e Fortuna Hjorring. Vajzat kuqeblu duken te lumtura me ate çfare kane arritur ne kete sezon, megjithate premtojne te bejne me te miren edhe neser ndaj kundershtarit te turit te dyte te Liges se kampioneve te Europes.

Por si per koinçidence, per te shtuar adrenalinen tek kampi shkodran ne kete pragndeshje ka ardhur edhe datelindja e dy prej pjestareve te ekipit, pikerisht e mbrojtesese Arbiona Bajraktari qe ka mbushur 23 vjeç dhe e mesfushores Esi Lufo qe ka mbushur 18 vjeçe.

Nje rastesi e bukur dhe pjestaret e tjera te ekipit ne bashkepunim edhe me stafin teknik kane menduar qe kete eveniment te mos e kalojne lehte. Perveç tortes se zakonshme ne raste te tilla, per te dy vajzat ka shkuar edhe nga nje fanelle kuqeblu me numrat perkatese me te cilet luajne ne fushe dhe ne to ka qene e shkruar: Happy Birthday!

Megjithate festa nuk ka zgjatur shume ne hotelin ku ekipi eshte i grumbulluar sepse siç dihet, neser ekipi luan nje ndeshje shume te rendesishme dhe per rrjedhoje vajzat duhet te mbajne regjim. Deri me tani gjithçka duket se po shkon mire ne kete pragndeshje dhe shpresat jane te medha qe edhe neser ne oren 18.00 Vllaznia te beje mire ne fushen e lojes.
www.shkodrasport.com