Vllaznia e fitoi me rezultatin e thelle 9-0 ndeshjen e sotme miqesore ndaj Beses, luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje ndeshje e dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj nje kundershtari qe mendohet te jete pretendent ne kategorine e pare, megjithate duket se ka ende shume pune per te bere.

Nderkohe, kjo miqesore i ka sherbyer stafit teknik te skuadres shkodrane per te aktivizuar plot 22 futbolliste gjate kesaj ndeshje.

Perfshi ketu edhe tre 18 vjeçare. Behet fjale per mbrojtesin Flori Spahija dhe mesfushoret Rejan Alivoda e Paolo Pjeshka. Ato jane aktivizuar ne 15 minutat e fundit te ndeshjes dhe kane bere nje prezantim pergjithesisht te mire.

Te tre keto elemente jane nder me te spikaturit e ekipit te te rinjve te Vllaznise dhe per kete arsye, stafi teknik i ekipit te pare eshte duke i hedhur syte drejt tyre sepse eshte shume e rendesishme te promovohen qe tani.

Drejtuesit e klubit padyshim qe tani do t’i hedhin me shume syte nga Akademia sepse duan te kene sa me shume produkt cilesore prej saj dhe tre emrat e mesiperm qe luajten sot ne miqesoren ndaj Beses, jane vertete elemente te perspektives./SHKODRA-SPORT.COM/