Kujtim Shaba mendon se te Vllaznia kanë gabuar që në fillimin e sezonit me merkato, duke marrë në ekip lojtarë që, sipas tij, nuk e meritojnë të jenë pjesë e kuqebluve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-administratori i klubit shkodran ka bërë një analizë të situatës te Vllaznia.
Ai ka vënë theksin te gabimet, ndërsa i ka dalë në krah trajnerit Elvis Plori, i cili ende nuk ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat që pas largimit të Tomas Brdariçit. Shaba është i bindur se nëse kuqeblutë nuk do ta mbyllin kampionatin në vendin e katërt, atëherë do ta kenë shumë të vështirë të fitojnë ndaj Laçit në finalen e Kupës, si mundësi e fundit për Europën.
Zoti Shaba, si e keni parë ecurinë e Vllaznisë së fundmi?
Situata në ekip nuk është e mirë. Mosarritja e fitoreve e ka rënduar më tepër skuadrën dhe fakt është që Vllaznia po vuan prej disa javësh. Unë mendoj se nuk është vetëm përgjegjësia e Plorit. Po shoh që trajneri po sulmohet shumë, por është një përgjegjësi komplekse.
Ku mendoni se janë bërë më shumë gabime?
Aty ka lojtarë që nuk e meritojnë të jenë. Gabimet janë që në fillimin e sezonit me afrimin e tyre dhe këtu dikush duhet të japë llogari. Unë mund të bëj vetëm një pyetje: A e ka luksin Vllaznia që të lërë në stol lojtarë me kosto mbi 20 mijë euro në muaj? Mendoj se jo. Lojtarë që u morën pa kriter dhe ja ku jemi.
Përveç kësaj që thoni, ku ka çaluar më shumë Vllaznia në kampionat?
Vllaznia duhet që të kishte më shumë ego skuadre. Nëse vërtet ka probleme në ekip, këto kurrsesi nuk duhen të pasqyrohen jashtë familjes. Duhet që ato të sheshohen brenda saj. Nuk e di, por ato dy raste me përplasjen e lojtarëve në takimin e fundit me Partizanin nuk ishin tregues i mirë.
Këtu duhet që të ndërhyjë i zoti i shtëpisë dhe të bëjë një skuadër harmonike. Disa prej lojtarëve shikoj që kanë probleme fizike. Por, e përsëris, ato situata që pamë së fundmi nuk janë të këndshme, sidomos në fushën e lojës mes lojtarëve.
Vllaznia kërkon të kapë vendin e katërt, pasi kështu e ka të sigurt Europën. Sa shanse mendoni se ka që ta bëjë këtë?
Te Vllaznia duhet të jenë me lapse letër në dorë dhe t’i bëjnë mirëllogaritë, pasi futja e Kastriotit në lojë lëviz shumë gurë në Superiore.
Në kampin shkodran ka pasur shumë herë kontestimepër sa i përket gjykimit. Saka ndikuar, sipas jush, te rezultatet e skuadrës?
Kemi parë që shumë herë këtësezon i kanë hyrë në hak arbitrat. Në këto momente të kampionatit, nëse do të ketë gabime, do të jenë fatale për fatet e edicionit të Vllaznisë. Gjyqtarët nukduhet të veprojnë siç kanë bërëderi tani në drejtim të ekipit shkodran.
Ju i njihni mirë lojtarët shkodranë që janë tashmë pjesë e kuqebluve, si e keni parë sezonin e tyre?
Po e nis që nga Gurishta, Hakaj, Krymi, por edhe disa që nukjanë aty. Kanë qenë lojtarë tërritur si kampionë. Ato po tregojnë edhe sot se janë shpirti i Vllaznisë. Së bashku me ta duhet që edhe tjerët të japin maksimumin e mundshëm, për të qenë Vllaznia aty ku të gjithë e presim.
Të shtunën përballë Skënderbeut. Ka ardhur koha për të marrë fitoren e parë trajneri Plori?
Unë kam besim se fitorja do tëvijë që në këtë takim. Por, duhet që lojtarët të jenë pak më agresivë.
Ekipi është në finalen e Kupës dhe mund ta mbyllë sezonin me trofe. Si e parashikoni duelin me Laçin?
Pritshmëritë për Vllazninë ishin të mëdha në fillim. Vinim sifitues të Kupës dhe të dytëtnë kampionat, duke e humbura të vetëm në saj të golavarazhit. Tifozëria priste shumë këtë sezon, po ashtu edhe ne si ish-pjesëtarë të këtij klubi. Por, mund të them se të dalësh kampion, nuk arrihet përmes drekave dhe darkave që publikon në “Facebook”.
Duhet shumë punë, duke e ftuar tifozërinë në stadium me lojëradhe rezultate. Vllaznia duhet qëtë bëjë maksimumin që jetë nëekipet e kreut, te katër më tëmirat. Nëse kjo nuk arrihet, edhe finalja do të jetë më evështirë për të. Gjithsesi,shikohet si mundësia e fundit, por lufta duhet që të jetë në kampionat, për të siguruar Europën.