Trajneri holandez, Ronald Koeman, është rikthyer të flasë për Barcelonën, ku nuk i ka kursyer edhe thumbat. Në një intervistë të shkurtë të dhënë, Koeman, është shprehur se kur u largua ai, katalanasit ishin 8 pikë më pak se kreu i renditjes, ndërsa tani janë gati dyfish.

Sigurisht që Barcelona është përmirësuar në disa gjëra. Ata kanë blerë tre sulmues ose tre lojtarë që mund të luajnë përpara. Nuk është mirë të bësh krahasime.

Kur u largova unë, Barcelona ishte tetë pikë larg kreut dhe tani është pothuajse dyfish. Nuk është mirë të bësh krahasime. Puna e Xavi është po aq e komplikuar sa e imja”- eshte shprehur ai.

Ne fakt me ardhjen e Xavit situata filloi te marre per mire, por ne ndeshjet e fundit ka pesuar disa disfata duke bere qe ajo te jete larg trofeve si ne Spanje ashtu edhe ne Europe.