Vllaznia e femrave do te luaje te shtunen nje ndeshje e cila perfundimisht mund ta kurorezoje ate kampione te Shqiperise edhe per kete sezon. Ajo do te prese ne “Reshit Rusi” ekipin e Tiranes, ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 11.00.

Vajzat bardheblu aktualisht jane tre pike larg shkodraneve, por keta te fundit kane nje ndeshje me pak te luajtur dhe ne rast fitoreje mund te sigurojne titullin e rradhes.

Kuptohet qe ata nuk e vene ne diskutim as fitoren ndaj Tiranes, skuader te cilen e kane mundur me rezultatin e thelle 8-0 fazen e pare brenda ne kryeqytet dhe prandaj tani kuptohet qe objektivi eshte per ta mundur serish dhe per te treguar se ne futbollin shqiptar te femrave ka vetem nje emer: VLLAZNI!

Vllaznia pas ndeshjes me Tiranen, ka per te luajtur edhe nje ndeshje te prapambetur ne transferte me Kinostudion dhe po ashtu me Partizanin ne Tirane dhe do ta mbylle kampionatin me Skenderbeun ne Shkoder me 14 maj.

Rrugetimi i saj duket i sigurte drejt titullit te nente kampion rradhazi dhe tashme ka mbetur vetem zyrtarizimi i ketij trofeu per ekipin me te mire shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/