Arbitri Enea Jorgji dy dite me pare u be i pari shqiptar qe gjykon nje ndeshje te fazes se grupeve te Champions League dhe si rrjedhoje ka marre shume vleresime pozitive, teksa nuk kane munguar edhe komentet qe evidentonin nivelin e elbasanasit.
Por ne fakt ka edhe mendime ndryshe dhe njeri prej tyre eshte ai i ish- drejtorit teknik te Vllaznise Eugent Zeka qe e konsideron Enea Jorgjin nje sherbetor i sistemit te felliqur qe mbreteron. Nje gje te tille e ka bere permes nje komenti qe ka lene ne nje shkrim- opinion te Xhevdet Zekajt ne “Shkodra Sport” pikerisht per kete arbiter qe e konsideronte “permasa tjeter krenariste europiane te FSHF-se dhe futbollit shqiptar.
Ja çfare shkruan Zeka ne komentin e tij lene ne faqet e gazetes “Shkodra Sport”:
“Rruget per te bere dhe avancuar ne karriere jane nga me te ndryshmet. Ajo qe ka ndjekur ai eshte shembulli me i shemtuar dhe qe uroj te mos ndiqet kurre nga te rinjte qe deshirojne te ndermarrin rrugetimin e arbitrimit.
Ai nuk eshte arbiter, por sherbetor i sistemit te felliqur qe mbreteron. Arritja e tij nuk eshte kurorezim i aftesive te tij, por shperblim i sherbimeve te tij ndaj sistemit. Çfare ai ka kombinuar vetem ne Shkoder, do te mjaftonte qe ai te ndiqej edhe penalisht dhe te pezullohej pergjithmone nga bota e sportit.
Une nuk harroj, nuk e fal, dhe nuk krenohem si shqiptar te shoh nje personazh te tille qe te na perfaqesoje ne arenen nderkombetare. Ky eshte mendimi dhe opinion im personal i krijuar ne baze te eksperiences time direktte me personin nder fjale”./SHKODRA-SPORT.COM/