Pushimet e dimrit kanë filluar për shumicën e futbollistëve. Thuajse gjithë kampionatet janë pushim dhe lojtarët po shijojnë këto festa të fundvitit. Përjashtim nga ky fakt nuk bëjnë as disa nga futbollistët shkodranë. Kështu Rubin Hebaj që tashmë ka shkëputur marrëdhëniet me Shkëndijën ndodhet në Dubai.

Këtë e bën të ditur vetëm sulmuesi shkodran nëpërmjet rrjetev sociale. Por 23-vjeçari ndodhet edhe nën shoqërinë e disa futbollistëve të tjerë nga Shkodra. Ish-mbrojtësi, Denis Balaj tashmë në rolin e menaxherit ka publikuar një foto ku shihen të luajnë futboll në rërë disa nga ish-futbollistët e Vllaznisë.

Të pranishëm janë edhe Bekim Balaj, Edon Hasani dhe ish-futbollisti i akademisë Vllaznia, Selmani. Një treshe që i takojnë të një brezi të akademisë kuqeblu dhe duket se shoqëri vijon prej vitesh. Edhe Hebaj nga ana e tij duket shumë i qetë.

Në një periudhë merkatoje për të, ai ka vendosur të shijojë pushimet në një vend ekzotik si Dubai. Kjo edhe së bashku me disa ish-futbollistë të tjerë të Vllaznisë me të cilët ka pasur mundësi të luajë apo ti ketë edhe si kundërshtarë në të shkuarën.
Endri ÇINARI