Ish-lojtari i Real Madridit dhe Feyenoordit, Royston Drenthe është shtruar në spital pas një goditjeje në tru, këtë e ka konfirmuar vetë klubi holandez FC De Rebellen përmes një postimi në Instagram.
38-vjeçari, që ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Holandës, u ndje keq të premten e kaluar dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes të mjekëve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Drenthe “po trajtohet me kujdes dhe është në duar të sigurta”, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij shpresojnë për një shërim të shpejtë dhe të plotë.
Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë periudhë për t’i dhënë hapësirën e nevojshme gjatë rikuperimit.
Gjatë karrierës së tij, Drenthe ka luajtur për Real Madrid, Hercules, Everton, Sheffield Wednesday dhe Sparta Rotterdam, ndërsa së fundmi ishte pjesë e klubit amator Kozakken Boys./Telegrafi