Vetem 24 vjeç dhe duhej te ishte ne fushe duke luajtur futboll, por rrethana te ndryshme e kane detyruar ta braktise ate, por jo futbollin ne teresi. Vetem ate te luajturin.
Ish- mbrojtesi i Vllaznise Denis Balaj prej disa kohesh ka filluar pune si menaxher futbolli, madje brenda nje kohe te shkurter ka kryer edhe dy transfertat e para te cilat kane qene shume te sukseshem.
Ne fillim ka transferuar 19 vjeçarin shkodran Ardit Nikaj nga Akademia Vllaznia tek Skenderbeu. Sulmuesi me shume te ardhme, ka vendosur te luaje per korçaret, drejtuesit e te cileve jane bindur per aftesite e tij dhe si rrjedhoje, edhe nderhyrja e menaxhereve ka mbyllur gjithçka ashtu si duhet.
Por nderkohe dy dite me pare te gjithe mediat kane zyrtarizuar kalimin e futbollistit te Partizanit Jurgen Bardhi tek ekipi turk Tuzlaspor.
Ne foton e publikuar, mediat kane anashkaluar faktin qe njeri nga menaxheret qe eshte ne krahun e tij te majte eshte pikerisht Denis Balaj.
Ate qe se beri dot si futbollist, ai tashme po tenton ta beje si menaxher dhe fillimet duken shume te mbara teksa brenda pak ditesh ka realizuar dy transferta shume te rendesishme./SHKODRA-SPORT.COM/