Liverpuli ia ka dalë që të marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Jurgen Klop ka mundur Vijarealin në një ndeshje të dominuar plotësisht nga anglezët.

Që në fillim u luajt praktikisht në gjysmëfushën e Vijarealit, me të kuqtë të cilët provuan në të gjitha mënyrat të gjenin të çara para Rulli.

Por edhe në rastet kur sulmuesit u shfaqën para portierit, nuk kishin shënjestrën e duhur për të gjetur rrjetën. Një gjuajtje e Tiagos nga distanca u përplas në shtyllë dhe la të mendonte se mos kjo ishte një ditë e mallkuar për të vendasit.

Por në fillimin e pjesës së dytë, 3 minuta të vrullshëm sollën dy gola për Liverpulin që vendosi ndeshjen në shinat e duhura dhe siguroi një avantazh të ndjeshëm për duelin e kthimit të javës së ardhshme në Spanjë.

Liverpul-Vijareal 2-0

53′ Henderson, 55′ Mane