Erdhen tek Vllaznia, nuk gjeten hapesirat e duhura dhe u larguan para kohe. Keshtu ka ndodhur me disa lojtare dhe njeri prej tyre eshte edhe elbasanasi Dejvi Bilali.
Sezonin e kaluar ai u afrua ne Shkoder nga ish- trajneri Hasan Lika, por ne fakt luajti shume pak. Si rrjedhoje, ne fund te sezonit ai ra dakord me drejtuesit e klubit per te nderprere kontraten dyvjeçare, me shprese se do te gjente nje ekip tjeter ku do te luante me shume.
Deshira ka qene per te luajtur ne Superlige por nuk ka ndodhur dhe se fundi Bilali mesohet se ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Egnatias per te qene pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri.
Ardhja e Bilalit e fuqizon ndjeshëm mesfushën e rrogozhinasve, por pritet që Egnatia të bëjë të tjera përforcime deri në mbylljen e merkatos.
Për “Panorama Sport”, Bilali u shpreh: “E pranova pa u menduar dy herë ofertën e rrogozhinasve. Kemi rënë dakord për kushtet dhe tani shpresoj të jap më të mirën për këtë skuadër, siç kam bërë kudo ku kam luajtur. Kam gjetur mbështetje maksimale nga stafi teknik, drejtuesit dhe tifozët e shumtë. Më bindi Egnatia, ndaj jam bashkuar me të.
Kam luajtur në dy miqësoret e fundit dhe besoj se e kam bindur stafin teknik. Xhaxhai im, Ferdinandi, ka kontribuuar për disa vite për këtë skuadër dhe ka lënë gjurmë. Edhe unë kam bindje se nuk do të zhgënjej askënd. Të gjithë së bashku mendoj se do t’i japim Egnatias vendin që i takon në futbollin tonë”.