Dajan Shehi e mbyll me Partizanin. Qendërmbrojtëi u afrua gjatë merkatos së verës kur erdhi nga Vllaznia dhe shihej si një afrim cilësor për të qenë titullar këtë sezon.

Pas vetëm 6 muajsh dhe 13 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe, 24-vjeçari ka vendosur që të largohet për të nisur një aventurë të re. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit për çdo moment të bukur që kaluam së bashku. Ju uroj më të mirat të gjithëve”, shkruan qendërmbrojtësi në postimin e tij.

Tashmë ngelet që zyrtarizimi të bëhet edhe nga klubi në faqen zyrtare, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe e ardhmja e Dajan Shehit që me shumë mundësi do të jetë sërish në Superligën shqiptare.

Shehi luajti dy sezone te Vllaznia dhe krijoi nje pershtypje te mire, por veren qe shkoi nuk pati deshire te ulej ne bisedime per rinovim duke pare edhe oferten qe i erdhi nga Partizani, por kjo aventure ne fakt nuk i shkoi ashtu si duhet dhe tashme, mbrojtesit elbasanas do t’i duhet te kerkoje ekip tjeter.