Karles Pyjol është shumë pranë zyrtarizimit si trajner te ekipi i Atlanta Junajtid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas shkarkimit të ish-trajnerit të Barcelonës dhe Argjentinës, Gerardo Martino nga klubi i “MLS”, duket se legjenda e Barçës është ai që do ta zëvendësojë. Zyrtarizimi pritet që të vijë së shpejti në orët në vijim.

Pyjol e ka mbyllur karrierën e tij 4 vite më parë ku numëron shumë tituj të rëndësishëm, si Champions League, Kampionate Europiane me Kombëtaren, por edhe Kupën e Botës.