David Domgjoni është lojtari më i ri i Manisas në Ligën e Parë turke. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur kontratë 2-vjeçare, teksa shkon në Turqi pas aventurës në Poloni me Termalican, që zgjati 5 muaj.

Kujtojmë se Domgjoni ka dhënë kontributin e tij në Shqipëri me klube si Tirana, Kastrioti dhe Laçi para se të transferohej jashtë. Me bardheblutë koleksionon Kupën e Shqipërisë të sezonit 2016/17.

Për aventurën e radhës 25-vjeçari shprehet mjaft entuziast. “Jam i lumtur që ndodhem në një klub që ka për synim Superligën”, u shpreh mbrojtësi i qendrës gjatë prezantimit. Tashmë mbetet për t’u parë performanca gjatë kampionatit me Manisën që vazhdon të përforcohet.

Tashme mbetet per t’u pare performanca e ketij lojtari me skuadren e re ku padyshim qe ai shpreson te jape me te miren dhe ta ndihmoje ate per arritjen e objektivave qe ka.