Sponsori Xhaferi reagoi një ditë më parë në një prononcim për “Shkodra Sport” teksa i pyetur nëse kishte lojtarë që do të largoheshin nga Vllaznia duke thënë:

“Nuk do të mbajmë peng asnjë lojtar që nuk dëshiron të vazhdojë më tej me Vllazninë. Nëse nuk ndihet mirë në skuadrën tonë, mund të largohet”.

I të njëjtës ide me këtë të sponsorit, është edhe ish- futbollisti i Vllaznisë Ilir Dibra. Në një koment të tij bërë në lidhje me këtë shkrim të Xhaferit në faqet e “Shkodra Sport”, ish- mbrojtësi kuqeblu do të shkruante:

“Më pëlqen ky mendim i presidentit Xhaferi, askush nuk mund të rrijë me zor te Vllaznia kur nuk e ndjen atë bluzë që ka traditë 100 vjeçare”.

Kjo do të thotë se përpos lojtarëve që janë larguar tashmë nga skuadra shkodrane, në ditët në vijim mund të ketë edhe ndonjë tjetër që do ta bëjë këtë gjë. Kuptohet që bëhet fjalë për ata të cilët nuk janë të kënaqur me minutat që u ka dhënë stafi teknik./SHKODRA-SPORT.COM/