Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Prishtinës në basketboll për meshkuj është ndryshuar për në ditën e premte, më 13 shtator, në orën 19:00. Diçka e tillë ka ndodhur për shkak të aktiviteteve politike në Prishtinë, thuhet në faqen zyrtare të Vllaznisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që ky takim luksi, ishte programuar për t’u luajtur në ditën e shtunë.

Postimi i klubit të Vllaznisë:

“Për arsye të aktiviteteve politike në Prishtinë, ju njoftojmë se ndeshja miqësore ndërmjet KB Prishtina dhe KB Vllaznia do të luhet ditën e Premte, 13 Shtator në ora 19:00.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe shpresojmë në një fitore të ekipit tonë, edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore, ndaj një prej ekipeve më të mira të ballkanit”.