Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh-mbrojtësi i Kombëtares: Silvinjo nuk është trajner guximtar! Strakosha kishte përgjegjësi tek...

Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Silvinjo nuk është trajner guximtar! Strakosha kishte përgjegjësi tek goli i parë

Ervin Fakaj mendon se Silvinjo nuk është një trajner guximtar dhe këtë e tregoi edhe sot me mosaktivizimin e Ernest Muçit. Duke folur pas ndeshjes së humbur ndaj Polonisë, ai kritiko deri diku zgjedhjet e trajnerit, si dhe dha mendimin e tij mbi përgjegjësinë që kishin lojtarët te golat e pësuar e gabuar.

“Zëvendësimet mos gaboj ishte momenti kur ishim 1-1 dhe sigurisht që Silvinjo në atë moment, kam përshtypjen thjesht mendoi për të rregulluar lojën dhe për të vazhduar sa më gjatë me atë rezultat. Sigurisht i doli një moment… rasti i Pilos ishte edhe më i pastër, por është i ri dhe ra një moment shumë i vështirë sapo hyri në lojë.

Nëse do shohim për gabime, edhe goli i parë që shënuam ishte gabim fatal i mbrojtjes polake, futbolli është lojë gabimesh. Strakosha te goli? Ajo është zonë e portierit që duhet të kontrollojë. Deri në atë moment Levandovski nuk ishte dukur, jo për të justifikuar Strakoshën se kishte përgjegjësi. Por unë pashë pak edhe Hysajn që kishte lënë në harresë Levandovskin. Një pozicion normal i mbrojtësit është në gjysmë me pamje nga topi e kundërshtari.

Te goli i dytë nuk mund t’i japësh atë hapësirë në 18 metra një lojtari që dallohet për atë gjë, është ekspert. Por unë e shoh një mbrëmje pozitive, edhe pse ne nuk arritëm dot të ruanim rezultatin në tërësi. Përveç 10 minutave të parë që ishim në presion, pjesën tjetër mendoj se kemi qenë ok, me gabime se edhe ata i bënë.

Silvinjo nuk është trajner i guximshëm, luan me atë pjesën e sigurisë, do të ketë gjithmonë sigurinë mbrapa. Një trajner më i guximshëm do të fuste Muçin. Në 2-1, unë pashë hezitim, atëherë nuk ke kohë të humbasësh, më mirë nga 2-1 të bëhet 4-1”, tha ndër të tjera Fakaj për “SuperSport”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments