HomeKRYESOREIsh- mesfushori i Vllaznisë firmos me Ferronikelin në Kosovë

Ish- mesfushori i Vllaznisë firmos me Ferronikelin në Kosovë

Feronikeli vazhdon stërvitjen dhe merkaton. Ekipi po stërvitet me nga dy seanca në ditë, paradite dhe mbasdite. Krahas përgatitjeve që po shkojnë mirë, drejtuesit kanë prezantuar afrimin e fundit në ekip. Berat Ahmeti, ish-lojtari i Prishtinës, Vllaznisë, Gjilanit dhe Ujpeshtit në Hungari është lojtari më i ri i Feronikelit. Në Shkodër Ahmeti ka luajtur në sezonin 2015-16 por duke mos lënë gjurmë me prezantimet e tij në fushë ndonëse u ble me idenë se do të ishte një lojtar i rëndësishëm ngaqë karrierën e nisi në moshë të re duke luajtur në Hungari.

Edhe ecuria e mëtejshme e tij pas largimit nga Shkodra tregon se gjërat nuk i kanë shkuar mirë në karrierë këtij futbollisti.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments