Këtë fundjavë do të vendosen përfundimisht verdiktet e Europës. Vllaznia do të përballet me Egnatian, ndërsa Partizani me Laçin. Nëse të kuqtë triumfojnë ndaj kurbinasve, sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Europë. Megjithatë në Shkodër kanë nisur të aludojnë për lëshime takimesh.

Pikërisht për këtë, është Skerdi Bejzade që i këshillon që të përgatiten maksimalisht për përballjen e tyre ndaj rrogozhinasve. Në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i njohur i elitës së futbollit shqiptar shkruan:

“Kush ka përvojë nga futbolli, këto ndeshje, ndaç nga presidenca e nga stafi duke me i fol skuadrës shumë për të mos e marrë lehtë. Edhe në finale të Kupës në atë krah të flejnë se do ia lejë Laçi. Fusni më mirë ekipin U-21”, përfundon ai.

Kujtojmë që në finalen e Kupës së Shqipërisë Laçi përballet me Vllazninë. Fituesi shkon automatikisht në Kupat e Europës. A do të arrijë Vllaznia të triumfojë? Fusha e blertë do ta tregojë./newsport/