Kampionati i 13-te kombetar i futbollit te femrave do te ule siparin e tij pasditen e se merkures kur dhe do te kurorezoje skuadren kampione te ketij sezoni.
Ne fakt nuk ka ndonje ndryshim ne krahasim me tete vitet e kaluara sepse kampionia eshte e njejta dhe e vetmja- Vllaznia e Shkodres e cila do te festoje titullin e 9-te kampion rradhazi.
Vete Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot se ndeshja e fundit, ajo me Skenderbeun, do te luhet te merkuren ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe menjehere pas perfundimit te saj do te zhvillohet ceremonia e dorezimit te medaljeve dhe e kupes per ekipin e Vllaznise.
Ekipi shkodran ka bere nje kampionat perfekt dhe ne kete menyre tashme do te kurorezohet me festen e suksesit te rradhes, nderkohe qe vetem pak dite me vone do te diskutoje edhe fitimin e Kupes se Shqiperise perballe Tiranes dhe kuptohet qe do te kerkoje te fitoje edhe kete trofe per here te 9-te rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/