Ne ndeshjen e djeshme ne Bosnje- Hercegovine, ndonese sipas rregullit te UEFA-s nuk lejoheshin tifozet miq, serish nje pjese e tyre kishin udhetuar nga Shkodra per te mbeshtetur skuadren e tyre te zemres.
Por jo vetem nga Shkodra. Ne kete ndeshje ka patur edhe nje tifoz te veçante, ish- futbollistin e Vllaznise Tomislav Bushiç. Ai kishte udhetuar nga Kroacia ku jeton, per te ndjekur kete ndeshje.
Dhe pergjate 90 minutave ka qene perkrah mikut te tij, tifozit te njohur te Vllaznise Fatmir Dautovi. Bushiç ka luajtur nje vit me Vllaznine por ka lene gjurme sepse ka spikatur me lojen e golat e tij.
Dhe ndonese nuk ka qendruar gjate, ai ruan ende respekt per kete qytet, per kete skuader dhe per tifozet e saj dhe per rrjedhoje mbremjen e djeshme ka qene i pranishem ne stadiumin e Shiroki Brijeg per ta mbeshtetur Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/