Armando Broja vazhdon te jete nje teme e nxehte diskutimi ne ambjentin sportiv shqiptar, por edhe ne media dhe ne kete debat ne lidhje me rolin e tij tek kombetarja shqiptare, por edhe sjellja e tij, jane prononcuar edhe emra te ndyshem te futbollit tone.

Njeri prej tyre, ish- sulmuesi i Vllaznise Roland Luçi ne nje prononcim gjate emisionit “Sport Fokus” ku nder te tjera eshte shprehur:

“Me këtë lojtar duhet patur kujdes. Ka pasur edhe një plasaritje edhe në kohën e Rejës. Duhet të kemi kujdes, sepse mund ta humbasim përfundimisht këtë lojtar. Ai mund të jetë pak tekanjoz. E bën pozicioni ku ai luan, është në vendin më të privilegjuar futbollistik të globit”.

Roland Luçi: Broja është pak tekanjoz, duhet kujdes me të. Cikalleshin nuk e shoh titullar nê Europian

Kjo deklarate e Luçit eshte publikuar edhe ne “Shkodra Sport” dhe si rrjedhoje ka marre shume reagime e komente, ku nder to kemi veçuar ato te nje tjeter ish- futbollisti te Vllaznise, Fasli Fakjes i cili i pergjigjet ne kete menyre kolegut te tij: “Broja se meriton fjalen tekanjoz, kujdes shoku”.

Madje Fakja nuk e ka lene me kaq sepse me poshte ka lene edhe nje koment te dyte kur shkruan serish: “Ba me ken tekanjoz, nuk i merr 5 vete ne shpine”./SHKODRA-SPORT.COM/