Zhvillimi i kupës “Agim Tafili” në çiklizëm, është shfrytëzuar nga Bashkia Shkodër për të organizuar një tjetër aktivitet në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit të shoqërisë Vllaznia. Menjëherë pas përfundimit të garave, kryebashiakja Ademi ka pritur në zyrën e saj veteranë të këtij sporti, çiklistë të ekipeve të ndryshme dhe përfaqësues të Federatës përkatëse dhe në prani të të gjithë atyre, ka bërë një vlerësim për ata që kanë shkruar historinë e këtij sporti në Shkodër.

“Ky eshte nje vleresim, nje detyre qe ne bejme per te nderuar keto persona per kontributin e shkelqyer ne kete sport per vite e vite me rradhe. Ata kane punuar per te lartesuar emrin e Vllaznise dhe te Shkodres dhe u jemi mirenjohes per kete gje”- ka thene kryebashkiakja Ademi.

Me “Mirënjohje” të veçantë janë nderuar nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia për kontributin e dhënë në çiklizmin shkodran pikërisht emra të tillë si Fadil Muriqi, Agim Tafili, Ruzhdi Muriqi, Sytki Tafili, Brahim Syka, Leonat Kola dhe trajneri më i suksesshëm, Gani Muriqi. Ky eshte ekipi me i mire i shekullit ne çiklizmin shkodran dhe padyshim qe te gjithe ata qe jane pjese e tij, e meritojne nje vleresim te tille.

Sporti i çiklizmit në Shkodër ka qenë një ndër sportet elitare dhe padyshim që vlerësimi për këto figura është nderimi më i mirë që u bëhet atyre për t’u thënë faleminderit për kontributin e dhënë për Vllazninë dhe Shkodrën.
© shkodrasport.com