Mbrëmë mundi Vllazninë brenda në Shkodër në finalen e parë të kampionatit. Ylli Tomori dhe Partizani i tij e kaën nisur serinë e takimeve finale dhe padyshim që kjo i ka bërë ata të ndihen mirë. Ndonëse shkodranët ndër të tjera akuzojnë edhe gjyqtarët për këtë humbje, trajneri i të kuqve tregohet “diplomat”: Vlerëson tifozllëkun shkodran.

“Finalet janë të vështira dhe jam i kënaqur për lojën e të dyja skuadrave, sepse siç fituam ne mund të fitonte edhe Vllaznia dhe e meritonte. Është një skuadër me grintë të madhe.

Por, ka edhe një tifozeri të mrekullueshme. Unë kam qenë lojtar në Shkodër, kam drejtuar skuadra më të dobëta por edhe kampione, si Studenti dhe sot Partizanin dhe mund të them se është i njëjti publik dhe për këtë kam zili. Do ta doja këtë tifozeri dhe këtij publiku i dhuruam një lojë të mirë.”

Ylli Tomori në fakt është “mjeshtër” në të gjitha aspektet dhe di të luajë mirë edhe nga psikologjike. Shkodranëve të mërzitur për humbjen, ua bën qejfin me fjalët e bukura për tifozët, por në fakt këtu luftohet për trofe dhe jo “fjalë të bukura”.

Dhe finalet kanë nisur për Partizanin në mënyrën e duhur dhe kjo i jep mundësinë trajnerit të tij të veprojë edhe në këtë mënyrë. Shpërqendrimi i kundërshtarit padyshim që është i rëndësishëm dhe jo më kot kjo skuadër është në finale.

Gjatë kampionatit, Partizani u rendit në vend të pestë por në gjysmëfinale eliminoi Erzenin, pretendentin kryesor për titull dhe tashmë e ka nisur mbarë edhe ndaj Vllaznisë në finale.
© shkodrasport.com