Kategoria Superiore rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së 27-të. Dy përballje që lëvizin ujërat e çdo fronti beteje, nga vendi i parë, te Final Four e deri ajo e mbijetesës.
Në orën 14:00 Erzeni pret Partizanin në Rrogozhinë në një sfidë ku dy ekipet vijnë në një moment negative. Shijakasit janë fitues të përballjes së fundit direkte dhe të njëjtin përfundim do kërkojnë edhe sot. Megjithatë, të kuqtë duan të bëjnë autokritikë pas eliminimit nga kupa që ka rënduar atmosferën në kampin e Demave.
Në orën 17:00, në Elbasan Arena, Tirana pret Egnatian kryesuese. Një përballje mes këtyre dy skuadrave ka ofruar gjithmonë gola, spektakël dhe emocion në vitet e fundit.
Edhe sot nuk pritet ndryshe, pasi si bardheblutë, edhe rrogozhinasit janë të dënuar të fitojnë. Kryeqytetasit për t’u rikthyer në Final Four, ndërsa rrogozhinasit për të konsoliduar pozitat e kreut./newsport/