Liverpooli janë të përgatitur që ta refuzojnë çdo ofertë që vjen për Mohamed Salahin, edhe ato nga Real Madridi.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, anësori do të ketë shumë oferta, transmeton portali Transferimet.net

Salah është kthyer në njërin prej lojtarëve më në formë në Evropë, pasi këtë edicion ka shënuar hiq më pak se 43 gola dhe mund ta rris këtë numër.

Mësohet se Real Madridi do të ofrojë hiq më pak se 200 milionë funte për lojtarin.

Por edhe kjo ofertë që është masive për një klub si Liverpooli do të kthehet pas.

Madje klubi ka menduar ofertë të re për rinovimin e kontratës duke ia rritur pagën ndjeshëm.

Reds nuk duan të mbesin pa lojtarin që e ofruan këtë vit, pasi ai kishte ardhur nga Roma.