Ernesto Valverde e ka mbyllur aventurën me Barcelonën, jo në mënyrën më të mirë të mundshme pasi u shkarkua, por megjithatë nga eksperienca e tij me blaugranët ai mund të mbajë mend të qenurit tekniku i Lionel Mesit.

Valverde shprehet se të stërvisësh argjentinasin është impresionuese.

“Të stërvitësh Mesi nuk mund të krahasohet me asgjë. Është mjaft e vështirë të thuash nëse mund të shihen ato se çfarë bën ai gjatë stërvitjes.

Ta shohësh nga jashtë është impresionues, por nga afër është edhe më shumë”, u shpreh Valverde.

Gjatë periudhës kur ishte në drejtimin e Barcelonës, Valverde ia doli të fitonte dy herë La Liga-n. /VipSport/