Periudha e nderrimit te viteve eshte duke u shoqeruar edhe me shume levizje ne rradhet e ekipeve te Superiore, levizje keto qe kane perfshire jo vetem futbollistet por edhe stafet teknike.

Keshtu ka ndodhur edhe tek Dinamo e cila ditet e fundit ka larguar dy pjestare te stafit dhe pikerisht zevendestrajnerin Françesko Vito Belo dhe përgatitësin atletik Danielle Nervi.

Ky i fundit siç dihet per here te pare ne Shqiperi ka punuar tek Vllaznia shtate vjet me pare, pikerisht atehere kur skuadra drejtohej nga italiani tjeter Baldo Raineri.

Nervi ka lene pershtypje te mira ne Shkoder, nderkohe qe me pas ka punuar edhe tek Kukesi, Apolonia dhe se fundi tek Dinamo, por tashme do te jete i detyruar te kthehet serish ne Itali.

Gjithmone nese nuk do te kete ndonje skuader tjeter shqiptare e cila dp te kerkoje sherbimet e tij si pergatites atletik i specializuar./SHKODRA-SPORT.COM/