Nuk ka asnjë kritikë për të bërë, përkundrazi. Shqipëria e sotme e Edi Rejës e bind plotësisht legjendën e dikurshme të kombëtares, Agustin Kola, i cili është optimist në prag të ndeshjes eliminatore të Kupës së Botës ndaj Polonisë në Tiranë.

Ish-sulmuesi i shquar beson se momenti është ai i duhuri.

Një nga debatet kryesore sot është nëse Broja duhet të jetë apo jo titullar. Kola, një specialist i rolit të sulmit, nuk ka dyshime.

Kombëtarja synon plej ofin e Botërorit, ndërsa Kola është i kënaqur edhe me kaq sa është arritur.