Dite te veshtira dhe te gjithe autoritetet keshillojne qendrimin brenda, por ky rregull eshte “thyer” sot nga disa shkodrane, ne mes te cileve edhe trajneri i mirenjohur i boksit Zef Gjoni.

Ai eshte pare sebashku me disa te tjere prane Katedrales duke kryer ritin e vjeter ne kohe Pashkesh, ate te thyerjes se vezeve, ose siç eshte quajtur ne gjuhe popullore “me ba pik” per te nxjerre kesisoj vezen me te forte.

Ndonese sot njerezit nuk duhet te dilnin nga shtepia, nje grup i vogel qytetarësh nga lagja Serreq e Shkodres nuk jane ndalur nga vendimi i autoriteteve që të mos dilet nga shtëpitë deri të hënën,

Kjo vetem per të ruajtur këtë traditë të thyerjes së vezeve të Pashkeve. TV Rozafa ka publikuar sot nje kronike te Zef Gjonit dhe disa personave te tjere duke thyer vezet me njeri- tjetrin.

Ndërsa sa i përket masave që mund të merren ndaj tyre Zef Gjoni shprehet me humor se “kemi marr leje te Edi Rama”. Pashkët Katolike në Shkodër festohen këtë vitë pa vizitat tradicionale tek njëri tjetri për shkak të pandemisë.