Të luash 10 ndeshje në Serinë A nuk është një gjë e thjeshtë e ta bësh një gjë të tillë në më pak se tre vitet e para, është edhe më e rrallë.

Një prej atyre që mund të mburrën se e ka arritur këtë objektiv është edhe Elseid Hysaj, i cili që nga hera e parë kur ka veshur fanellën e një klubi në Serinë A, rezulton të jetë një nga 10 lojtarët më të shpejtë që kanë arritur shifrën jubilare që nga koha kur ndryshoi sistemi dhe fitorja vlerësohet me 3 pikë.

Debutues me Empolin në elitën e futbollit italian, Hysaj ia doli që të arrinte 100 ndeshjet më pas me fanellën e Napolit, pas vetëm 945 ditësh. Ai ka kaluar kësisoj emra shumë të njohur të futbollit italian, futbollistë të cilët kishin mbërritur në Serinë A duke synuar të bëheshin titullarë të paprekshëm. Sipas të dhënave zyrtare, ai është i 9-ti më i shpejtë, duke lënë pas emra si Beloti, Higuain, Albiol apo Xheko.

Vendi i parë i shkon një futbollisti i cili erdhi në Itali jo me shumë bujë, por që u bë i rëndësishëm pikërisht për Napolin e Hysajt. Hoze Kajehon është ai që mban rekordin me arritjen e shifrës së 100 ndeshjeve në elitën e futbollit italian në 902 ditë, meritë e faktit se në 3 vite, ai humbi vetëm një ndeshje, duke luajtur të gjitha të tjerat. /vipsport/