Shumë klube po e vuajnë shumë thatësirën e koronavirusit.

Atyre iu duhet ndonjë rezervë për të kaluar këtë situatë, por te Verona janë të kënaqur, sepse në janar arritën që të kryenin dy transferime që futën në arkat e klubit 30 mln euro.

Njëri është shqiptar. Rrahmani te Napoli (15 mln euro) dhe Amrabat te Fiorentina (20 mln euro) ishin një bonus i madh.

Verona i mbajti të dy në huazim deri në fund dhe mbijetesa u sigurua falë atyre, edhe pse ende jo matematikisht.

Kështu, në verë, të dy do të largohen, por fitimi i Veronas ishte i madh. Rrahmani u pagua 2.5 mln euro te Dinamo Zagreb dhe Amrabat 3.5 mln euro te Club Brugge.