Ish-zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla, mendon se miqësorja e yjeve ishte një ide e mirë, por që kishte dështuar shumë keq në komponentët e tjerë. Në “Pressing” ai tha se cilat ishin problemet që e kthyen një ide të mirë në një dështim.
“Ky ishte një mision i mirë, dështim i pastër dhe mungesë transparence. Ishte mision i mirë se qëllimi ishte absolut, futbolli duhej të shprehej për viktimat e tërmetit dhe kjo ishte shenjë e mirë. Ishte emancipim i futbollit dhe kurajë për të dhënë shembull pozitiv që nuk e kam parë në komunitete të tjera.
Dështim ishte se nuk ditën ta organizojnë, sollën shumë pak njerëz në stadium, në ditën e fundit u lëshuan në shkolla si në kohën e Enverit duke i kërkuar fëmijëve e mësuesve.
Mungesa e transparencën është se nuk e di se çfarë ndodh. Në të gjithë botën kur bëhen aktivitet të tilla, pa mbaruar mirë, njerëzit njoftohen në stadium ishin kaq njerëz, ishin kaq para e këto para do të shkojnë këtu. Kjo ishte shumë e rëndësishme.
Nuk është se do të shpëtojë, nuk do t’i shpëtojë njerëzit e tërmetit këto të ardhura, ndaj duhen treguar transparent, duheshin thënë. E di pse duhet transparenca? Se bënë vazhdimësinë, se po nuk e pate, nuk do vijë kush për të parë më shumë në të ardhmen.
Këta nuk kanë eksperiencë dhe nuk e njohin, këta duhet të jenë pak më të zgjuar. Ata përcaktojnë në botë, për shembull kush luan nga viti 2002 deri në vitin 2010.
Në radhë të parë do vihej trajner, nuk mendohet që sekretari i federatës të jetë trajner, është qesharake, janë gjallë trajnerët e tyre. Të mblidhet seleksioni i Europës e trajner të bëhet Teodoridis i UEFA është qesharake”, tha ai. /vipsport/