Emocionet e ndeshjes Vllaznia- Tirana kane perfshire jo vetem pjestaret aktuale te te dy ekipeve apo tifozerite e tyre. Pjese e kesaj sfide jane edhe pjestare te meparshem te tyre.
Njeri nga to eshte ish- zevendestrajneri i ekipit shkodran Aleksandar Maxhar, malazezi qe ka punuar me pare tek ky ekip dhe duket se ende e ka mendjen tek kjo skuader prandaj dhe eshte munduar t’i inkurajoje pjestaret e saj per nje sukses ne kete ballaqim.
Permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ai shkruan: “Fat te mire sot Vllaznia ne ndeshje. Aleksandar Madzar, Forca Vllaznia”.
Kujtojme se Madzar ka punuar per gati dy vjet si zevendestrajner tek Vllaznia ne kohen kur ajo drejtohej nga trajneri Armando Cungu, i cili e kishte ate krahun e djathte.
Nderkohe, pas largimit nga Shkodra, Maxhar vijon punen si trajner ne vendin e tij, ne Mal te Zi.
www.shkodrasport.com








