Tek Flamurtari nuk kanë humbur kohë dhe vetëm pas orrë pas shkarkimit të Carlos Garcia, erdhi edhe emërimi i trajnerit të ri- Francesco Moreiro. Në fakt duhet thënë se në “pole position” për të marrë këtë detyrë ka qenë një trajne tjetër. Pikërisht ish-i i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Bisedimet me të kanë qenë të mbyllura dhe madje ishte rënë dakord edhe për pagën teksa gjermano- kroati do të përfitonte një rrogë mujore prej 15 mijë eurosh. Por në fakt, nuk dihet pse ndodhi dakordësimi përfundimtar me Brdariç dhe pse vlonjatët zgjodhën Moreiron.

Pasi ranë dakord për gjithçka sa i përket kushteve dhe financave, Moriero firmosi kontratën dhe më pas u prezantua nga klubi. Ky i fundit flet me superlativa për trajnerin e ri, duke e cilësuar si një ish-futbollist me karrierë të pasur dhe aktualisht një trajner me përvojë të gjerë në Itali dhe jashtë saj.

Sipas klubit, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit. Pavarësisht se janë në fund të tabelës, në Vlorë flasin për objektiva të mëdha dhe kanë besim tek italiani. Moreiro ndërkohë nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë punën me skuadrën.

Për teknikun Francesco Moriero, klubi ka objektiva të qarta. Në takimin me Idrizin, theksi u vendos fillimisht te stabilizimi i situatës së vështirë, pasi kuqezinjtë, nga objektivat e mëdhenj të fillimit të sezonit, tani “lëngojnë” në fund të tabelës. Shpresa për ndryshim lidhet pikërisht me trajnerin italian, ndërsa drejtuesit theksojnë se situata mund të përmbyset me punë, durim dhe besim.