Armando Broja është në “gojën” e Europës. Forma e mirë dhe tetë golat me Southampton këtë sezon, kanë bërë që lojtari në pronësinë e Chelsea të ketë shumë admirues. Një ndër ta është edhe Frank Lampard, legjenda e Chelsea që ka drejtimin e Everton.

Anglezi po punon për të afruar emra me peshë sezonin që vjen, teksa dëshirë është Paulo Dybala i Juventus dhe Broja.

Mediet në Angli tregojnë se Everton është gati të shpenzojë 60 milionë paund për Brojën (71 milionë euro), teksa do afronte falas edhe Dybala, me kontratën e argjentinasit që skadon verën që vjen.

Arsenal, Leicester dhe West Ham janë bashkuar në garë për Brojën, me Chelsea që duket se nuk dëshiron të shkëputet nga xhevahiri i radhës. Ish-ylli i futbollit anglez, Alan Shearer ka thurrur elozhe për 20 vjeçarin e Kombëtares shqiptare.

“Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentford e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League që shënon në secilin prej katër startimeve të tij të para në shtëpi.

Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League”, tha Alaan.

Frank Lampard dëshiron të sjellë një nga të rinjtë Billy Gilmour, Conor Gallagher ose Armando Broja në Everton këtë verë./newsport/