Arlind Qerpiku ishte një ndër lojtarët më të mirë në takimin mes Vllaznia U19 dhe Internacional Tirana, ku arriti të shënojë edhe një gol në pjesën e dytë të ndeshjes. Lojtari i shkodranëve u shpreh i kënaqur me tre pikët ndaj Internacional Tiranës.
Pas ndeshjes me Internacional Tiranën, në mikrofonin e “Shkodra Sport”, Qerpiku deklaroi se ekipi i tij funksionon shumë mirë si skuadër, por duhet të vazhdojnë kështu deri në fund, në mënyrë që të plotësojnë synimin e tyre që kanë, titullin kampion.
“Fitore e lehtë nuk ishte, por zbatuam detyrat e trajnerit Sinani dhe na shkoi gjithçka mirë. Po funksionojmë shumë mirë si skuadër.
Po, ndihem shumë mirë, në qendër të mbrojtjes. Me besimin e profesor Sinanit, ndihem shumë mirë. Sigurisht, synimet janë të arrijmë që të dalim kampion dhe të arrijmë në Champions League.
Rivalët më të fortë, besoj janë Partizani dhe Tirana. Ato të dyja janë që mund të na afrohen deri diku.
Synimet e mia janë për të shkuar në ekipin e parë dhe pse jo, pak më vonë, të luaj në nivele të mëdha europiane”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i Vllaznia U19, Arlind Qerpiku.
Maringlen ZHIVANI