Veleçiku eshte mundur dje me rezultatin e ngushte 0-1 nga Valbona ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e qytetit te Tropojes. Fatin e ketij takimi e ka vendosur nje 11-metersh i çuditshem akorduar nga arbitri i takimit.

Pamjet filmike qe po shfaqim me poshte e tregojne me se miri “aktrimin” e sulmuesit te Valbones i cili mori ate qe deshi: 11-metershin “bujar” nga ana e arbitrit te ndeshjes.

Valbona po haste shume veshtire per te zhbllokuar rezultatin dhe pasi pjesa e pare u mbyll ne barazim 0-0, edhe ne 20 minutat e para te pjeses se dyte serish e njejta histori. Dhe per ta zgjidhur do te mendonte arbitri i ndeshjes.

Nje vendim qe ka arritur ne maksimum futbollistet dhe stafin e Veleçikut te cilet nuk mund ta kuptojne se si nje ekip pretendent si Valbona kerkon ta fitoje ndeshjen me nje 11-metersh te tille te paqene.

Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se diten e neserme drejtuesit e Veleçikut do t’i dergojne pamjet filmike ne Federate, per te kerkuar drejtesi per ate se çfare po ndodhe ne kampionatet e saj.