Kush është futbollisti më i mirë në botë në këtë moment? Për Javier Tebas, president i La Liga-s, nuk ka dyshime: Jude Bellingham. Numri një i kampionatit spanjoll, në një intervistë për gazetën portugeze A Bola, ka deklaruar me bindje të fortë:

“Këtë vit kemi lojtarin më të mirë në botë: Bellingham. Sezonin e kaluar erdhi Lewandowski dhe ai është një futbollist i shkëlqyer. Atlético Madrid, nga ana tjetër, ka Griezmann, një tjetër superfutbollist.

Dhe nëse Mbappé do të vinte gjithashtu ai do të ndihmonte të jemi më konkurrues dhe të rritemi edhe më shpejt”, u shpreh Tebas, qe duket se tashme vetem pret zyrtarizimin Mbappe-Real Madrid duke qene se LaLiga humbi disi “kuota” dhe prestigj me largimin e dyshes qe u rivalizuan per thuajse 15 vite, Ronaldo vs Messi…/telesport/