Në përfundim të sfidës ndaj Dinamos ka folur dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Luka Milunoviç. Futbollisti foli për ndeshjen, por dhe për objektivat e klubit.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin tonë pasi morëm tre pikët. Jam shumë i lumtur për goli pasi më jep besim. Dëshira për të fituar është shumë e madhe.”

“Kemi treguar që gjate gjithë sezonit kemi futbollist kur bëjmë rotacion. Jam shumë i sigurt që kemi futbollist që mund të shënojë gola dhe për këtë jemi një ekip shumë i mirë.

Jemi eliminuar nga Kupa, objektivi im është i njëjtë me klubin. Kur klubi arrin rezultate të mira, edhe futbollisti është i lumtur.”