Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, u morën vendime edhe në lidhje me përbërjen e Komisioneve të përhershme të FSHF-së për mandatin 2026–2030, në funksion të forcimit të strukturave drejtuese dhe rritjes së eficiencës në çdo sektor të aktivitetit futbollistik.
Në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare u zgjodh Lutfi Nuriu si kryetar, ndërsa anëtarë të këtij komisioni do të jenë Eldorado Merkoçi dhe Afrim Tola. Komisioni Teknik dhe i Zhvillimit do të drejtohet nga shkodrani i njohur Armando Cungu, me anëtarë Krenar Alimehmeti, Gleart Golemi dhe Julian Çota. Siç shikohet, pjesë e këtij komisioni është edhe një shkodran tjetër, Gleart Golemi që punon në stafin teknik të ekipit Hannover ’96.
Pano Xhixho u votua në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Ylli Aga dhe Florian Mema. Komisioni i Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë do të drejtohet nga Erind Resuli, me Denis Kuçin dhe Mikel Cenaj si anëtarë.
Komisioni i Futbollit të Vajzave do të vijojë të drejtohet nga Anila Basha, e cila në këtë mandat do të bashkëpunojë me anëtarët Alpin Galo dhe Majlinda Leka. Në drejtimin e Komisionit të Financave u zgjodh Edmond Hasanbelli, ndërsa anëtarë do të jenë Neritan Sota dhe Mirjana Zisi. Komisioni i Komunikimit, Eventeve dhe Promovimit do të drejtohet nga Blendi Fevziu, me Anxhela Faber si anëtare.
Geri Çipi do të drejtojë Komisionin e Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve, ku anëtarë do të jenë Gerald Burba dhe Mariola Stefanaj. Komisioni Ligjor dhe i Licencimit do të drejtohet nga Envi Hicka, me Aurora Mukaj dhe Fatos Lazimi si anëtarë.
Gjergji Petro do të vijojë në krye të Komisionit të Mjekësisë Sportive, i mbështetur nga Arzen Voci dhe Dritan Todhe. Ndërkohë, Komisioni i Infrastrukturës dhe Projekteve do të drejtohet nga Arben Dervishaj, bashkë me shkodranin Samed Troshani dhe Gentiana Jakupi si anëtarë.


